Shkolla e basketbollit
SHKOLLA E BASKETBOLLIT
Rritemi me basketboll, disiplinë dhe frymën e Trepçës.
Shkolla e Basketbollit “Trepça” është vendi ku fëmijët dhe të rinjtë zhvillojnë talentin, mësojnë bazat e lojës dhe ndërtojnë karakter përmes sportit, punës ekipore dhe përkushtimit.
- Grupmoshat U12, U14, U16 dhe U18
- Trajnerë të përkushtuar dhe me përvojë
- Stërvitje çdo të shtunë në mëngjes
- Për fëmijë dhe të rinj nën 18 vjeç
- Pjesëmarrje në gara të FBK-së
- Disiplinë, respekt dhe frymë ekipore
Një rrugëtim i gjatë në zhvillimin e gjeneratave të reja
Shkolla e Basketbollit “Trepça” është ndërtuar mbi traditën, sakrificën dhe sukseset e klubit tonë. Nga fillimet e basketbollit të pavarur në Kosovë, te rikthimi pas luftës dhe deri te riorganizimi i sotëm, puna me të rinjtë ka qenë gjithmonë pjesë e rëndësishme e identitetit të KB Trepça.
Fillimet në vitet ’90
Në fillim të viteve 1990, basketbolli kosovar nisi të funksionojë i pavarur nën organizimin e Federatës së Basketbollit të Kosovës. Në atë periudhë garat zhvilloheshin kryesisht me seniorë, ndërsa për grupmoshat e reja kushtet ishin të vështira.
Rikthimi pas luftës
Pas çlirimit, sportistët u kthyen në objektet sportive dhe KB Trepça filloi një organizim më të mirëfilltë. Me ndihmën e donatorëve dhe dashamirëve të klubit, u krijuan kushte më të mira për punë dhe për zhvillimin e basketbollit.
Suksese me gjenerata të reja
Krahas ekipit të seniorëve, klubi punoi vazhdimisht edhe me grupmosha të reja. Prej vitit 2000 deri në vitin 2021, gjeneratat e reja të Trepçës arritën suksese të mëdha, duke u stolisur me tituj kampioni në shumë kategori.
Riorganizimi i shkollës
Me riorganizimin e klubit, u përzgjodh stafi i trajnerëve dhe koordinatori i shkollës. Sot shkolla përfshin fëmijë dhe të rinj nga mosha 5 deri në 17 vjeç, të cilët marrin pjesë në kategoritë U12, U14, U16 dhe U18.