KB Trepça

Shkolla e basketbollit

HISTORIK I SHKURTËR I SHKOLLËS SË BASKETBOLLIT “TREPÇA”

Si të gjitha sportet edhe basketbolli kosovar në fillim të viteve 1990-ta nisi të funksionoi i pavarur, pasi okupatori serb largoi sportistët tanë nga objektet sportive dhe mori të drejtat e tyre. Garat nisën të organizohen nën ombrellën e Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Prej fillimit të viteve 90-ta e deri pak para fillimit te luftës në Kosovë janë organizuar gara vetëm në kategorinë e seniorëve, derisa garat për grupmosha te reja nuk kishte mundësi që të organizohen.

Pas luftës, përkatësisht pas çlirimit, sportistët u kthyen në objektet e tyre dhe rrethanat për të zhvilluar aktivitetin ishin më të favorshme.

Klubi i basketbollit Trepça filloi me organizim të mirëfillte duke krijuar kushte të mira për punë, falë donatorëve dhe dashamirëve.

Ishte një periudhë në të cilin klubi basketbollistik Trepça kishte suksese të mëdha, duke fituar të gjitha trofetë e mundshëm në garat e organizuara nga FBK-ja.

Krahas punës me seniorë, në klub është punuar edhe me grupmosha te reja, ku edhe aty sukseset  ishin te mëdha, duke u stolisur me tituj kampioni thuajse me çdo gjeneratë prej vitit 2000 e deri në vitin 2021.

Fillimisht me gjenerata të reja ka punuar trajneri i shumë trofeve, i ndjeri Ahmet Behrami. Ndërkohë pas përfundimit te shkollimit, kjo pune i’u besua Ilir Selmanit, ish-lojtar i dalluar i klubit tonë.  Prej vitit 2001 e tutje Selmani punon me grupmosha të reja. Po ashtu në staf të trajnerëve kanë kontribuar për një kohë edhe Artan Mehmeti, Besim Braha, Admir Sejdiu, Izet Tahiri e Besart Kelmendi.

Gjatë kësaj kohe edhe ne si klub kemi pasur probleme dhe vështirësi në organizim të mirëfilltë për shkak të rrethanave të krijuara. Por asnjëherë puna në klub nuk ka munguar, e sidomos me grupmosha të reja ku sukseset ishin të mëdha e të vazhdueshme.

Gjate këtyre viteve një numër i madh i të rinjve ka frekuentuar dhe ka qenë pjesë e shkollës së basketbollit, ku edhe e kanë shfaqur talentin e tyre të basketbollit. Disa prej tyre sot janë emra me ndikim në basketbollin tonë.

Vitin e kaluar menaxhmenti i ri filloi me riorganizimin e klubit.

Po ashtu edhe te shkolla e basketbollit fillon një riorganizim. Fillimisht përzgjidhet stafi i trajnerëve të cilët punojne me grupmosha te reja, e po ashtu përzgjidhet edhe koordinatori i shkollës së basketbollit.

Koordinator i shkollës se basketbollit Trepça është Iir Selmani. Kurse në stafin e trajnerëve pos tij janë edhe Mehmet Xhemajli, Gazmend Asllani, Brahim Veseli, Donat Musa, Diamant Çaushi dhe Ermal Selmani.

Pas riorganizimit të klubit dhe shkollës së basketbollit është një numer i konsiderueshëm i të rinjve, duke filluar nga mosha 5 vjeçare e deri ne moshën 17 vjeçare që janë anëtarë të shkollës së basketbollit si dhe anëtarë të ekipeve përkatëse që marrin pjesë në gara të organizuara nga Federata e Basketbollit të Kosovës, si: Superliga U18, Superliga U16, U14 dhe U12.

Vlen të theksohet se ne mesin e  anëtarëve të shkollës ka të tillë që janë në ekipet përfaqësuese të Kosovës dhe që kanë luajtur me shumë sukses në gara të ndryshme, duke përfshirë kampionatet evropiane. 

Në shkollën e basketbollit Trepça nuk mësohet vetëm basketbolli. Të të rinjtë e qytetit tonë, por edhe të qyteteve tjera, çelikosen tipare që të rinjve u shërbejnë gjatë gjithë jetës.

Kërkesat

Pyetjet e shpeshta

Për të gjithë të interesuarit nën moshën 18 vjeçare

Shpërndaje:

Të gjithë të interesuarit për tu bërë pjesë e shkollës mundë të kontaktojnë në këta numra të telefonit

Regjistrohu në buletinin tonë