KB Trepça

KB TREPÇA E NIS ME FITORE EDICIONIN E RI

KB Trepça, e ka nisur me fitore edicionin e ri të “Prince Caffe Superligës”, duke mundur KB Ponte Prizrenin, me rezultat të thellë, 89-61.

Në palestrën e stërmbushur “MINATORI”, në Mitrovicë, skuadrës sonë nuk iu rrezikua fitorja për asnjë moment.

E nisëm me një seri të shpejt prej 10-0, ku më pas mysafirët arritën ta ngushtonin rezultatin, ndërsa pjesa e parë përfundoi në +29 për tanët.

Ndjeshëm intensiteti i lojës ra në çerekët e fundit për shkak të rezultatit të thellë.

Koshashënuesi më i mirë në ndeshje ishte Andrew Gordon me 17 pikë, ndërsa me pikë dyshifrore e mbyllën ndeshjen edhe Drilon Hajrizi dhe Erjon Kastrati, duke shënuar nga 14 sosh secili.

Tags :
Share This :

Eventet

Bëhu pjesë e klubit

Shkolla e basketbollit e hapur për të gjithë ju që keni dëshirë të jeni pjesë e saj