KB Trepça plason webfaqen e re dhe Online Shop-in – tash më afër tifozëve kudo në botë

Mitrovicë 30/07/2026 – Klubi i Basketbollit Trepça ka hedhur një tjetër hap të rëndësishëm drejt modernizimit, duke plasuar zyrtarisht webfaqen e re dhe dyqanin online (Online Shop), platforma të cilat do ta afrojnë edhe më shumë klubin me tifozët, brenda dhe jashtë Kosovës.

Me këtë plasim, KB Trepça hyn në një fazë të re të prezencës digjitale, duke u bërë më e qasshme për secilin tifoz që dëshiron të ndjekë nga afër zhvillimet e klubit. Përmes webfaqes së re, vizitorët do të mund të informohen në kohë reale për lajmet, ndeshjet, rezultatet, aktivitetet e klubit, ekipet dhe gjithçka që lidhet me “Xehëtarët”.

Një nga risitë kryesore është edhe Online Shop, ku për herë të parë tifozët do të kenë mundësi t’i porosisin produktet zyrtare të klubit nga kudo që ndodhen online me vetëm disa klikime. Fanellat, maica, shalla dhe artikujt e tjerë autentik të KB Trepça tashmë mund të blihen online, duke ua mundësuar mërgimtarëve, koleksionuesve dhe të gjithë mbështetësve të klubit ta kenë Trepçën gjithmonë afër.

Ky është një projekt që nuk ka të bëjë vetëm me teknologjinë, por edhe me ndërtimin e një lidhjeje edhe më të fortë me komunitetin e madh të tifozëve të Trepçës. Klubi synon që përmes platformave të reja të komunikojë më shpejt, më drejtpërdrejt dhe më afër me secilin mbështetës.

KB Trepça tashmë është globalisht prezente përmes kanaleve të saj digjitale. Pavarësisht nëse jeni në Mitrovicë, në Prishtinë, në Zvicër, Gjermani, SHBA apo në cilindo shtet tjetër, lajmet e klubit dhe produktet zyrtare janë vetëm një klikim larg.

Lansimi i uebfaqes dhe Online Shop-it është pjesë e vizionit të klubit për ta forcuar markën e KB Trepça edhe në botën digjitale, duke e bërë atë më të afërt me tifozët, partnerët dhe gjithë komunitetin sportiv.

Mirë se vini në shtëpinë e re digjitale të KB Trepça. Tash jemi edhe më afër jush – kudo që jeni.

Trepca #TrepcaKosoves #DashniPërTrepçën #OnlineShop #ShopNow #WearThePride

Scroll to Top