KB Trepça

Trepça fiton Kupën e Kosovës në Basketboll

Klubi nga Mitrovica KB Trepça është shpallur kampione e Kupës së Kosovës në Basketboll.

Në një ndeshje që ishte e zjarrtë dhe me shume aksione të bukura, Trepça shënoi fitore me rezultat 76:62 kundër KB Bashkimit.

Trepça në finale erdhi pas fitores në gjysmëfinale përballë Pejës që ishte edhe organizatori i kësaj kupe, ndërsa Bashkimi nga Prizreni erdhi në finale pas fitores në gjysmëfinale përballë Golden Eagle Yllit.

Tags :
Share This :

Eventet

Bëhu pjesë e klubit

Shkolla e basketbollit e hapur për të gjithë ju që keni dëshirë të jeni pjesë e saj