Kanë mbetur edhe dy ditë deri në fillimin e një rrugëtimi të gjatë për klubin tonë. “Prince Caffe Superliga”, fillon në këtë fundjavë, ndërsa ndeshjen e parë të këtij sezoni do e luajmë të dielën ndaj KB Ponte Prizreni në Mitrovicë.
”MINATORI” mitik do të jetë arena nikoqire e takimit tonë të parë në këtë kampionat, e për spektaklin përkujdesen ata që mbizotërojnë në tribinat e palestrave në Kosovë, “TORCIDA”.
Ky do të jetë vetëm fillimi i një kapitulli të gjatë që na pret para nesh. Fundi i shtatorit do të jetë i rezervuar për ndeshjet parakualifikuese të “FIBA Europe Cup”. Falë angazhimit të madh dhe punës së palodhur të kryesisë sonë, KB TREPÇA, si debutuese, fitoi të drejtën e organizimit të kësaj gare basketbollistike në Mitrovicë, çka do të jetë herë e parë për ndonjë klub nga Kosova që mirëpret një ngjarje të tillë.
Nuk ndalet me kaq, sepse në Mitrovicë, do të mbahet gjithashtu edhe “SUPERKUPA MBARËKOMBËTARE” e Ligës Unike, kompeticion ky ku skuadra jonë po ashtu do të debutoj në këtë sezon.
Skuadra jonë me në krye trajnerin Lyubomir Minchev, ka filluar përgatitjet kohë më parë dhe është më se e motivuar dhe gati për një sezon të gjatë e të mbushur me aktivitete basketbolli.
TREPCANABASHKON
SuperligaFibaEuropeCupLigaUnikeSuperkupambarëKombëtare
longseasonahead
weready
TORCIDATREPÇA🟢⚫️